Fundamenti

Rashiti: E braktisëm seancën të revoltuar nga sjellja e kryesueses së Kuvendit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së e ka lëshuar seancën e KK, duke u ndier të fyer nga forma e drejtimit të seancës nga kryesuesja e Kuvendit Komunal zonja Valentina Bunjaku, e cila sikurse në të kaluarën edhe sot na e ka mohuar të drejtën e fjalës gjatë seancës thotë Riad Rashiti këshilltar komunal i PDK-së.

Rashiti duke dhënë arsyet e braktisjes së seancës ka thënë se së pari thirrja e kësaj seance është bërë duke mos respektuar statutin e komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit Komunal. “Për dy pikat e rendit të ditës nuk është sjellur asnjë material të cilën kanë qenë të obliguar të na dërgojnë shtatë ditë para thirrjes së seancës. Përkundër vërejtjeve tona të bazuara në rregullore dhe për hir të konstruktivitetit ne vazhduam punën në këtë seancë. Mirëpo gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj seance, Kryesuesja e Kuvendi Komunal refuzonte të na jepte fjalën duke e shkelur dhe duke mos respektuar rregulloren e punës së Kuvendit Komunal” ka shtuar Rashiti.

Rashiti thotë se disave nga ne këshilltarët komunal të PDK-së asnjëherë nuk na u dha fjala për rendin e ditës në të cilën diskutohej në këtë seance dhe ndërprerja me arrogancë e diskutimeve pa paralajmërim erdhi pas pauzës, ku edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri iku nga seanca e kuvendit.

Uji Dea

“Kryetari i komunës edhe në seancat tjera ka vepruar njëjtë sikurse sot, duke ikur nga seanca e kuvendit, në momentin kur është dashur të përgjigjet në pyetjet e ngritura dhe të parashtruara në fillim të seancës për pikën, në të ndryshme. Ne grupi i këshilltarëve e vlerësojmë se me këtë formë të udhëheqjes së seancës nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, nuk po na mundësohet dhënia e kontributit përmes fjalës gjatë seancave, të paktën njëherë secilit Këshilltar Komunal. Ne kemi përgjegjësi dhe obligim moral që të përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Gjilanit, e të cilat mund t`i realizojmë vetëm nëse jemi aktiv dhe konstruktiv gjatë punimeve në seancë të Kuvendit”.

Rashiti ka thënë se kjo formë e udhëheqjes së Kuvendit Komunal, tregon jo gatishmërinë e qeverisjes aktuale për të qenë transparente para qytetarëve të Gjilanit dhe publikut të Kosovës. “Dhe rrugë të vetme kryetari i Komunës ka zgjedhur këtë formë, duke ardhur në seancë, për të shitur moral, duke u munduar të arsyetojë mos punën e qeverisjes aktuale dhe kur duhet të i përgjigjet pyetjeve të Këshilltarëve ai ik nga seancat. Ne e vlerësojmë se kjo qasje është e gabueshme dhe e dëmshme për qytetarët dhe për mbarëvajtjen e punimeve në seancat e Kuvendit Komunal” ka thënë Rashiti i cili ka folur edhe në emër të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.