GRANDEMALL

Rashiq thotë se Draft-statuti i Asociacionit dërgohet pas zgjedhjeve në Gjykatë Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim për Kosovën që rrjedh nga marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel.

Në një intervistë për RTV21, Rashiq theksoi se fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare ka përparësi mbi ligjet lokale.

“Kjo është një detyrim që kemi marrë para më shumë se dhjetë vjetësh. Edhe pse ka pasur kundërshtime, në politikën ndërkombëtare marrëveshjet duhet të respektohen, pavarësisht ndryshimeve në strukturën qeveritare. Fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale, dhe për këtë arsye duhet të zotohemi në zbatimin e tyre,” u shpreh Rashiq.

Ai shtoi se, sipas tij, Asociacioni nuk paraqet rrezik për sovranitetin e Kosovës.

Mobi Casa

“Pavarësisht kritikave, unë mendoj se Asociacioni nuk e cenon sovranitetin e Kosovës. Faktori ndërkombëtar ka ritheksuar se një gjë e tillë nuk do të jetë problematike, dhe marrëveshja e vitit 2015 kërkon që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës,” tha ai.

Rashiq gjithashtu theksoi se Draft-Statuti për Asociacionin do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, duke shtuar se procesi do të intensifikohet pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë punë intensive për dërgimin e draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese,” përfundoi Rashiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.