Rashica: Kjo është arsyeja pse festoj me shqiponjë

Milot Rashica e ka treaguar arsyen e festimit të golave me shqiponjë.Milot Rashica ka thënë se feston me shqiponjë pasi ajo është simbol i kombit të tij.
“Unë jam shqiptar dhe jam shumë krenar për këtë. Shqiponja është simboli i Shqipërisë dhe Kosovës”, ka deklaruar futbollisti i Vitesses në një intervistë për të përditshmen holandeze “Nos.nl”, transmeton Panorama Sport.
Rashica po shkëlqen me Vitessen në kampionatin holandez, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Ajaxit e ka pësuar një lëndim, duke mos arritur ta vazhdojë ndeshjen.