Fundamenti

Rapuca: VV po i keqpërdor të rinjtë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dëmi më i madh që po bënë Vetëvendosja është keqpërdorimi i të rinjve të cilët duke qenë të padjallëzuar po i shfrytëzon pamëshirshëm, vetëm për t`i arritur qëllimet e veta për pushtet ka thënë Nazmi Rapuca.

Akuzat e VV e kanë prekur edhe drejtorin e bujqësisë Nazmi Rapuca . Rapuca tha se dëmi më i madh që po bënë Vetëvendosja është keqpërdorimi i të rinjve të cilët duke qenë të padjallëzuar po i shfrytëzon pamëshirshëm, vetëm për t`i arritur qëllimet e veta për pushtet.

Sipas tij ka kohë që disa subjekte politike të komunës po mundohen ta manipulojnë opinionin se gjëja projekti i drunjve dekorativ nuk është i qëlluar, se ka keqpërdorime, se është tepër i shtrenjtë, se nuk është dashtë të prehen drunjtë ekzistues etj.

Ai tha se beson se qytetarët e dinë qëllimin e vërtetë të kësaj propagande, e që nuk është gjë tjetër përveç tendencë për të njollosur një projekt qëllim mirë dhe të nevojshëm për qytetin e Gjilanit, me shpresë se dikush do tu besojë dhe ndoshta në këtë mënyrë do të fitojnë ndonjë poen politik.

“Që është më e keqja, këta që bëjnë zhurmë, e dinë të vërtetën, sepse ne ua kemi dërguar të gjitha dokumentet dhe të dhënat për këtë projekt dhe për të gjitha projektet që i kanë kërkuar, por prapë se prapë mundohen ta rrejnë së pari veten e pastaj edhe opinionin e gjerë, pa pasur asnjë konsideratë për qytetarët e pa fajshëm”, ka thënë Rapuca..

Mobi Casa

Sipas Rapucës deri tani janë mbjellë gjithsej 700 drunj dekorativ, prej të cilëve kanë zënë 656. Këta drunj të mbjellë (656) i kanë kushtuar komunës 48.493,00 €.

“Me projekt janë planifikuar për t’u mbjellë 3693 drunj dekorativ. Sikur të mbilleshin të gjithë drunjtë e planifikuar do të kushtonin 251.493,40. Mirëpo për shkak të pengesave si janë: infrastruktura nëntokësore (gypat e kanalizimit, gypat e ujësjellësit, kabllo elektrike, kabllo të telefonit etj.) dhe trotuareve tepër të ngushta, në një pjesë të konsiderueshme të hapësirave publike nuk do të mund të mbillen drunjtë e planifikuar”, ka thënë Rapuca..

Sipas tij, llogaritet që mbjellja e drunjve dekorativ nuk do ta kalojë shifrën mbi 1500. Nga kjo del që i tërë projekti do të mund të kushtojë rreth 110.000,00 € Pra do të paguhet vetëm për aq drunjtë sa do të mbillen.

“Se sa seriozë janë Vetëvendosja, më së miri flet projekti i tyre për drunjtë dekorativ, të cilin e patën realizuar me aq pompozitet. Ata mbollën nja 100 fidane shkel e shko, vetëm sa për marketing politik, por asnjëri prej tyre nuk u ka zënë”, ka thënë Rapuca..

Sipas tij, Vetëvendosjes do të duhej t`i vinte turp për këtë maltretim që po u bën qytetarëve me propagandë dhe veprime ekstreme, të pa arsyeshme, të pamatura dhe shumë herë të dëmshme për shtetin e brishtë të Kosovës, i cili ka nevojë për seriozitet dhe konstruktivitet e të gjithë neve, edhe të Vetëvendosjes, sado që lakmia për të ardhur në pushtet me çdo kusht, ua ka verbuar sytë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.