ZN

Rapuca: Qytetarëve duhet thënë të vërtetën!

/ 2 minuta lexim
ZN

Gjilan – Nazmi Rapuca ka reaguar ndaj deklaratave të Zijadin Maliqit se në sektorin e bujqësisë janë paraparë vetëm 60 mijë euro, derisa sipas tij në këtë sektor janë paraparë 160 mijë euro subvencione.

Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi në Gjilan e ka demantuar Zijadin Maliqin i cili të shtunën në një konferencë për shtyp tha se ka pak investime në sektorin e bujqësisë duke përmendur shifrën prej 60 mijë eurove. Maliqi ka shtuar se ky sektor po përkrahet tepër pak, në vend se të jetë e kundërta.

ZN

Por Nazmi Rapuca thotë se Maliqi duke deklaruar kështu po e dezinformon opinionin sepse për ata që nuk e dinë e duan ta dinë, e pse jo edhe për Zijadin Maliqin, Drejtoria e Bujqësisë në Buxhetin e saj për vitin 2013, ka të planifikuara: për subvencione 160.000,00 €, për drunj dekorativ 56.000,00 € dhe për participim në projekte 4.000,00.

“Të thuash se buxheti i drejtorisë për bujqësi për subvencione është vetëm 4 mijë euro , kur ai buxhet është 160 mijë euro, nuk është serioze, aq më tepër për një person si Zijadin Maliqi. Ai, ndoshta e dinë se pse e nëpërkëmbë veten në këtë mënyrë” tha shkurt Rapuca./rajonipress/

Mund të ju interesoj: