Rapuca i shokuar nga piromania shqiptare
Gjilan – Këtyre ditëve kur po mbretërojnë temperatura tropikale dhe thatësi e pa parë, një shtresë njerëzish nuk po hezitojnë për të ndezur gjithçka që i rrethon: arat, kullosat, malet thotë Nazmi Rapuca.
Nazmi Rapuca është shokuar nga djegiet e fundit që po ndodhin në fshatrat e Gjilanit. Ka disa muaj që në Kosovë nuk ka rënë asnjë pikë shiu. Natyra është tharë nga etja dhe ngjan në shkretëtirë të vërtetë. Nga do që shikon, nuk të bie në sy qoftë edhe një fije e vetme e barit të njomë.
Sipas Rapucës vetëm pyjet ende nuk janë dorëzuar, duken ende të gjelbërta. Mirëpo nga fillimi i muajit Gusht, sikur na u duk pak thatësia me temperatura të larta dhe filluam të ndezim edhe zjarre. Çdo ditë shohim në lajme që zjarri thuajse ka përfshirë tërë Kosovën, por jo vetëm kaq. Për habi zjarri ka kapluar thuajse të gjitha viset shqiptare: në Shqipëri, Kosovë, në pjesën shqiptare të Maqedonisë, Serbisë etj. Shtrohet pyetja: vallë mos shqiptarët janë piroman?!
Rapuca shtron pyetjen ?. “Ja jemi piroman ja të çmendur, ndryshe nuk ka si të shpjegohet ky fenomen i shëmtuar”. Sipas tij për të qenë absurdi edhe më i madh, popullata është krejt indiferente ndaj këtij fenomeni. Është për tu habitur dhe e pa kuptueshme, kur sheh duke u djegur me mijëra hektarë pyje e fusha, bile ka raste kur zjarri i kanoset edhe vendbanimeve e popullata nuk merret fare me te…
Gjatë punës së ekipeve të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, në teren, kemi konstatuar se zjarret mund të shuhen, sikur të ekzistonte vullneti i banorëve të atyre zonave. Edhe me punën e zjarrfikësve nuk mund të krenohemi!
Rapuca ka ftuar me këtë rast të gjithë banorët e zonave rurale që të shmangin çfarëdo zjarri në natyrë, të angazhohen për të informuar me kohë zjarrfikësit, dhe të angazhohen menjëherë për fikjen e tyre, sepse dëmet nga zjarret janë të përmasave katastrofike dhe shumëvjeçare.
Gjithashtu qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet e zbulimit, për t`i kapur zjarrvënësit dhe për tu dhënë dënimin e merituar tha në fund Rapuca./rajonipress/