Mobi Casa

Rapsodi moderne

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Bilall Haliti – Koha shumë ka ndryshuar
jemi bërë të kulturuar,
promovime për çdo ditë
dalin sheshit “kalemxhinjtë”,
nuk mungojnë donatorët
edhe shtohen autorët !

Koha shumë ka ndryshuar
jemi bërë të kulturuar,
promovime për çdo ditë
dalin sheshit “kalemxhinjtë”,
nuk mungojnë donatorët
dhe shtohen autorët !
Edhe shumë u shitet fjala
pse kritiku është vetë daja !
Për agjenci botimi – s’ ka nevojë,
kush ka para mund të botojë !
Kualiteti nuk mungon –
letra e gjorë shumë duron !
Kush ka nerva le të lexojë –
edhe kiçi mund të kalojë !
Vetë recensent e vetë lektor,
pse jo – edhe piktor !
Kritik vetë daja Metë –
le të dalë emri në gazetë !
Po mos t’ ishte promovimi,
do të quhej anonimi,
pse lexuesi nuk ha bar –
çdo gjë e matë me kandar :
libri nbetet në shtëpi –
autorit në pronësi !
Prandaj shpejt në aksion,
kjo situatë zgjidhje kërkon,
për të dalë libri në pazar, pra ,
për të mos mbetur pa para !
Duhet kërkuar terren të ri –
ndër lexuesit axhami !
Autori me çantë në krah,
si gjahtari kur del për gjah,
kapardiset nëpër shkolla,
thuase po shet molla !
Libër me vlerë – ashiqare,
me përmbajtje – kurrnjëfare !
Torturohet fëmija i gjorë –
autori u bë horë .

Mund të mësosh not

(një ish-udhëheqësi komunist )

UBT

Dje s’ mendove fare
se shpejt ndërrojnë vitet,
se dushku për gogla
një ditë s’ do të shitet !

Pa ditur mirë not
pse u hodhe në ujë?
dje munde, tash kot –
nuk zihet vendi i huaj !

Dje bëre gabimin ,
gabimi do falur
por më parë pendimin –
s’ shkilet në dërrasë të kalbur !

Nëse dje gabove
s’ ke arsye të gabosh sot
nëse dje s’ notove –
ash mund të mësosh not !