UBT

Raportuesi për Kosovën: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtarët e Parlamentit Evropian në sesionin e sotëm plenar kanë diskutuar për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia u vlerësuan për hapat drejt integrimit evropian.

As këtu nuk mungoi thirrja për heqjen e taksave ndaj Serbisë.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka identifikuar si problemet më të mëdha në vend, korrupsion e madh, krimin e organizuar, dhe mungesën e konsensusit politik në vend.

“Çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, tha Soltes, duke pasur parasysh taksën 100% që Kosova ka vendosur javën e kaluar për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, raporton portali European Western Balkans.

Hidromorava

Soltes u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, dhe ka bërë thirrje që BE-ja të kryejë detyrimin e saj.

Edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn u pajtua se taksa nuk zgjidh asnjë problem.

“Vendimet e fundit të Qeverisë janë shumë shqetësuese dhe po dëmtojnë seriozisht Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal, po shkelin marrëveshjen e CEFTA-s dhe janë në kundërshtim me frymën e MSA-së”, tha Hahn.

Sipas tij, rruga drejt reformave është e ngadaltë, por BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.