Mobi Casa

Raporti slloven, vjen analiza e fortë: Ja çfarë ndodhë pas 6 tetorit, kjo e pret LDK-në, VV-në dhe PDK-në

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht rezultateve të procesit zgjedhor, kërkohet një rol më aktiv i SHBA-ve në dekriminalizimin e politikës dhe gjyqësorit në Kosovë përmes një VETTING-u të rreptë ndërkombëtarë…

Analistët politikë të cilët e kanë analizuar raportin e dytë analitik të institutit slloven, IFIMES në prag të zgjedhjeve në Kosovë, konsiderojnë se vërtetë ky është një paralajmërim serioz për ndryshimet e mundshme që mundë dhe do të duhet të ndodhin në skenën politike të Kosovës, me ndikim edhe në Shqipëri e anasjelltas.

Këtë mundësi të një lëvizje pozitive e sheh edhe analisti politik, Florim Zeqa, që sipas tij pavarësisht kredibilitetit dhe besueshmërisë që ka ky institut në analizat e tij, befasitë mundë të ndodhin për shkak të dështimit të vetë politikës në teren, revanshit nga ish opozita e kaluar.

”Sipas parashikimeve të këtij instituti pritet rënia nga pushteti e partive që kanë qeverisur deri më tani me Kosovën, duke shtuar tutje se rënia pushtetarëve aktualë në Kosovë do të ketë ndikim në rënien e pushtetit edhe në Shqipëri. Mirëpo, ka diçka që nuk është përfshirë në analizën e IFIMES. Është dështimi i partive opozitare (LDK e LVV) në arritjen e koalicionit parazgjedhor, fakt ky që ua ngjalli shpresat pushtetarëve të korruptuar që të vazhdojnë edhe më tutje sundimin në gjysmë shtetin e Kosovës’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

GRANDEMALL

Madje sipas tij, nëse nuk realizohet parashikimi që bënë ky institut, dhe nëse aksidentalisht përsëri fiton PDK-ja, përgjegjësinë politike e morale para qytetarëve duhet ta bartin LDK dhe VV që nuk gjetën gjuhë të përbashkët për koalicion parazgjedhor në listën e përbashkët kandiduese.

“Në rast të fitores eventuale të PDK-së në këto zgjedhje, përgjegjësia për mos arritjen e marrëveshjes parazgjedhore për koalicion LDK-LVV do të bie mbi këto dy subjekte, për çka, si njëra, ashtu edhe tjetra, për mbrojtjen e parimeve dhe premtimeve elektorale rrezikojnë të mbetën edhe më tutje në opozitë. Bazuar nga përvojat e së kaluarës, mëdyshjet mbetën tek LDK-ja, e cila më shumë se një herë i ka shkelur premtimet dhe betimet elektorale për të “mirën” e shtetit! Përderisa LVV-në, është i vetmi subjekt politik që deri më tani e ka mbajtur fjalën në raport me PDK-në”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nëse elektorati kosovar i mashtrohet edhe kësaj radhe nga mashtrimeve të politikanëve, nga premtimet dhe “betimet” elektorale e të të nominuarëve për kryeministra, zhgënjimin do ta kenë akoma më të madh pas zgjedhjeve të 6 tetorit, prandaj duhet menduar e punuar seriozisht që kjo situatë të mos ndodhë.

“Që ky zhgënjim të mos ndodhë, kërkohet një vetëdije më e lartë qytetare për ndëshkimin me votë e 10 të parëve në të gjitha listat zgjedhore të subjekteve politike që garojnë më 6 tetor”, u shprehë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.