HW

Raporti i Parlamentit Evropian e cilësoi 2025-n “vit të humbur” për Kosovën, Haliti: Alarm serioz

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas publikimit të projekt-raportit të Parlamenti Evropian për Kosovën, i cili e cilëson vitin 2025 si një “vit të humbur” për shkak të bllokadës së zgjatur politike dhe progresit të kufizuar në reformat kyçe.

Sipas Halitit, ky vlerësim duhet të shërbejë si një sinjal serioz për institucionet e vendit.

“Projekt-raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën e cilëson vitin 2025 si një ‘vit të humbur’, për shkak të bllokadës së zgjatur politike dhe progresit të kufizuar në reformat kyçe,” shkroi ai.

Ai theksoi se vendi nuk mund të përballojë stagnim politik në një periudhë kur qytetarët presin përparim në fusha kyçe.

“Kjo duhet të shërbejë si një alarm serioz për institucionet tona. Kosova nuk mund të përballojë stagnim politik në një kohë kur qytetarët presin përparim në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e institucioneve demokratike,” u shpreh Haliti.

FIDANISHTJA

Deputeti i PDK-së shtoi se Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe reforma reale për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian.

“Kosovës i duhet udhëheqje e përgjegjshme, institucione funksionale dhe reforma të vërteta që e çojnë vendin përpara në rrugën e tij evropiane,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, Haliti mirëpriti thirrjen për heqjen e masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosova dhe apelin drejtuar vendeve anëtare që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, mirëpresim thirrjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe apelin drejtuar vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të lëvizin drejt njohjes. Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian. Ajo që na duhet tani është përgjegjësi politike dhe rezultate konkrete,” shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.