ARKATANA

Raporti i KE-së nuk përmend heqjen e vizave, por heqjen e taksës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Komisioni Evropian ka publikuar dje Paketën Vjetore të Zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Në raport nuk përmendet heqja e vizave për Kosovën, por kërkohet heqja e taksës 100%. Në anën tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, shkruan gazeta “Zëri”.

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar dje Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën për vitin 2019, i cili nuk përmend heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian, por kritikon institucionet vendore për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, si dhe kritikon numrin e madh të zëvendësministrave në Qeveri.

Mobi Casa

Me rastin e prezantimit të këtij raporti shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka potencuar se të gjeturat kryesore të vendit në këtë raport tregojnë se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave kyçe të BE-së, duke përmirësuar sundimin e ligjit. Megjithatë, ajo e ka vlerësuar si të gabuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. “Rruga përgjatë BE-së është me pengesa për fat të keq. Raporti i Kosovë në frymën e balancës pasqyron sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet vendi. Funksionimi i Kuvendit minohet nga një mjedis i politizuar politik, nga mungesa e kuorumit në Kuvend e nga vonesa në aktivitete. Pastaj shpesh vendimet nga Qeveria nuk janë as në linjë me frymën e as me ligjet e saj. Tarifa 100 për qind minon përpjekjet rajonale dhe nuk është e qëndrueshme. Shpresojmë që kjo të kalohet”, ka theksuar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.