Fundamenti

Ranillugu themelon këshillin komunal për siguri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Detyrë e Komitetit Komunal për Siguri të Bashkësisë është që të punojë në identifikimin dhe kushtëzimin e gjërave që i përkasin krimit, sigurisë dhe kualitetit të jetës ka thënë Gradimir Mikiq.

Komuna e Ranillugut duke u bazuar në udhëzimin Administrativ, mbi këshillat komunale për siguri të bashkësisë e ka themeluar Këshillin Komunal për Siguri të Bashkësisë. “Detyrë e Komitetit Komunal për Siguri të Bashkësisë është që të punojë në identifikimin dhe kushtëzimin e gjërave që i përkasin krimit, sigurisë dhe kualitetit të jetës”ka thënë Gradimir Mikiq.

Mikiq ka shtuar se në bashkëpunim me policin do të jenë në gjendje t`i zgjidhin të gjitha problemet dhe vështirësitë që lidhen me sigurinë në bashkësi, dhe kjo do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve brenda komunës. Sipas Mikiqit ky komitet do të jetë i përbërë nga zyrtarë të komunës, oficer të policisë dhe udhëheqësish të bashkësisë.

Fundamenti

Ndryshe, Mikiq thotë se është i kënaqur me punën që ka bërë për këtë periudhë sa ai ka udhëhequr. S`i rezultat pozitiv ku kanë përfituar qytetarët e Ranillugut, Mikiq ka përmendur asfaltimin e shumë rrugëve, ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit në fshatrat e komunës së Ranillugut në fshatrat Ropotovë e Madhe,në Kormijan, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Domoroc,etj.

Mikiq i ka vlerësuar si shqetësuese dhe dështim përpjekjet dhe stagnimet, për t`i ndalur të rinjtë dhe kuadrot e afta që të shërbejnë në territorin e Ranillugut. Mikiq ka falënderuar USAID-in, MAPL,dhe organizatat tjera ndërkombëtare për kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore në këtë qytet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.