KKVITI

Ranillugu në përgatitje të planit zhvillimor komunal

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Lulzim Canaj nënkryetar i Ranillugut thotë se kjo komunë në bashkëpunim me projektin LOGOS të cilin e financon Agjencioni i Zvicrës për Zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), po punon në hartimin e planit zhvillimor komunal.

Edhe Komuna e Ranillugut ka nisur përgatitjet për të hartuar planin zhvillimor ekonomik komunal. Lulzim Canaj nënkryetar komune tha për Rajonipress se komuna e Ranillugut, në bashkëpunim me projektin LOGOS të cilin e financon Agjencioni i Zvicrës për Zhvillim dhe bashkëpunim (SDC),punon në hartimin e planit zhvillimor komunal i cili i vërteton udhëzimet ekonomike të zhvillimit ekonomik , infrastrukturën, shfrytëzimin e tokës dhe mjedisit si dhe çështjet demografike dhe sociale të komunës së Ranillugut.

Sipas Canës plani zhvillimor i komunës së Ranillugut, paraqet një dokument të rëndësishëm të komunës që i vërteton udhëzimet e zhvillimit të sajë për 10 – 15 vitet e ardhshme. “Pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka rëndësi të veçantë që plani zhvillimor i komunës së Ranillugut të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve të sajë” tha Cana.

Cana tha se për të debatuar rreth këtij plani ekonomik janë duke u marrë mendimet dhe duke u zhvilluar debate me përfaqësuesit e partive politike, organizatat dhe shoqëritë jo qeveritare, profesorë, njerëzit e biznesit, artistët, fermerët, sportistët, përfaqësuesit e shoqërive të grave si dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Cana edhe pse punon në një mjedis ku shumica janë serb thotë se është anagzhuar dhe do të angazhohet edhe për të drejtat e shqiptarëve dhe të pakicave tjera që jetojnë në Komunën e Ranillukut.

Fundamenti

Canaj tha se do të punoj në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në Ranilluk. “Vizioni im në postin e numrit dy të kësaj komune do të jetë avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që janë popullsi pakicë në këtë komunë, duke iu ofruar kushte më të mira për jetë, realizimin e projekteve të ndryshme në infrastrukturë dhe fusha të tjera në lokalitetet ku jetojnë ata, do të angazhohem për një punësim më të madh të shqiptarëve, por edhe komuniteteve të tjera”tha nënkryetari Canaj.

Komuna e Ranillugut ka rreth 6000 banorë dhe ka një strukturë të popullsisë me mbi 95% serb , 4 % shqiptarë .Ka 13 fshatra serbe dhe tri fshatra të vogla apo lagje të banuara me shqiptarë. Ka nja administratë ku ka të punësuar 50 punëtorë , prej të cilëve 8 janë shqiptarë dhe 42 serb.

Megjithatë, Canaj thotë se Ranillugu ka përfituar mjaft që nga themelimi. “Janë investuar miliona euro dhe ka pasur investime ,duke filluar nga infrastruktura rrugore,ujësjellësi, kanalizimi.

Dhe nga të gjitha këto investime kanë përfituar edhe shqiptarët .Në veçanti fëmijët –nxënësit udhëtar kanë përfituar një kombibus, ku udhëtimi i tyre tashmë është i siguruar, derisa më herët kanë udhëtuar nga tre kilometra në këmbë”.

Komuna e Ranillugut ofron shërbime pa dallim etnie dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen do të jetë kështu shprehet Canaj./rajonipress/