ARKATANA

Ranillugu asfalton rrugët –përmirëson jetën e banorëve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Gradimir Mikic tha se asfaltimi i kësaj pjese do të mundësoj lidhjet e këtyre fshatrave malore me fshatrat tjera të komunës së Ranillugut dhe në shumë gjëra do të lehtësoj jetën e përditshme të qytetarëve.

Pas përfundimit të procedurës tenderuese ka filluar asfaltimi i pjesës së rrugës Rajanoc –Ropotovë e Madhe në gjatësi prej 3 kilometra.

Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikic tha për rajonipress se ky projekt ka rëndësi të madhe për banorët e fshatit Rajanoc dhe fshatrat për rreth .Procedura e tenderit për projektin e asfaltimit të rrugës Rajanoc – Ropotovë e Madhe, ka përfunduar javën e kaluar dhe në periudhën e ardhshme, dhe qysh këtë javë do të filloj së realizuari tha ai.

Ndërmarrja ndërtimore “Bejta Comerc” nga Gjilani ka fituar tenderin e kësaj rruge në vlerë prej 54.997,11 euro.

Asfaltimi i kësaj pjese të rrugës në gjatësi rreth 3 km ka rëndësi me prioritet para së gjithash për banorët që jetojnë në fshatrat Rajanoc, Bozhec dhe Odec, gjithashtu edhe për banorët e komunës së Ranillugut.

Mikic tha se rruga momentalisht është në gjendje të keqe, dhe paraqet problem të madh për shfrytëzuesit direkt gjegjësisht vendësit, kështu që implementimi i këtij projekti do të lehtësoj lëvizjen e tyre, e posaçërisht gjatë dimrit kur për shkak të reshjeve të mëdha të bores në këto anë lëvizja është e kufizuar.

Gjithashtu asfaltimi i kësaj pjese do të mundësoj lidhjet e këtyre fshatrave malore me fshatrat tjera të komunës së Ranillugut dhe në shumë gjëra do të lehtësoj jetën e përditshme të qytetarëve.

ARKATANA

Në Ranillug gjithashtu ka filluar edhe asfaltimi i rrugëve në drejtim të ndërtesës së re administrative të komunës në gjatësi të përgjithshme prej 3259 metra.

“Komuna e Ranillugut si deri më tani, vazhdon realizimin e projekteve me rëndësi të madhe për vet komunën, dhe për banorët e komunës që jetojnë në territorin e saj. Siç janë punët në përfundim të ndërtesës së re administrative vazhdon edhe me projekte përcjellëse që lidhen për ndërtesën e re administrative të realizohen në afat sa më të shkurtër” tha Mikic.

Një nga komponentat e rëndësishme është edhe infrastruktura rrugore, gjegjësisht asfaltimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese e cila të dërgon tek ndërtesa e re administrative e komunës së Ranillugut.

Ministria e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale i ka ofruar komunës përkrahje rreth realizimit të këtij projekti që të mundësohet komunikimi më i lehtë dhe më i mirë dhe me vet këtë të ngritët niveli i kualitetit i jetës së qytetarëve në nivel më të lartë.

Procedura e tenderit rreth realizimit të këtij projekti kanë përfunduar, dhe është nënshkruar kontrata me kryesin e punëve N.T.P. “BASS COM” nga Gjilani i cili ka fituar këtë projekt në vlerë prej 140.653,85 euro.

Me këtë projekt është paraparë asfaltimi i katër rrugëve që qojnë te ndërtesa e re e komunës në gjatësi prej 3259 metra dhe këtë:Asfaltimi i rrugës Ropotovë e Madhe – Komuna e Ranillugut,asfaltimi i rrugës Ropotovë e Madhe(Ferma),,asfaltimi i rrugës nga çeshmja e Tomancës,asfaltimi i rrugës nga rruga e Tomancës – rruga drejtë Komunës tha Mikic./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.