Ramushi është vet Kosova
Gjilan – Në protestën e organizuar në mbrojtje të Ramush Haradinajt u tha se Ramushi është vet Kosova. Për Ramushin do të japim gjithçka sepse ai i dha Kosovës në momentet më delikate. Ramushi është i Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen po e përkrahin masovikisht tha Rexhep Kadriu.
Për të protestuar për padrejtësitë ndaj Ramush Haradinajt të enjten u mbajt një protestë në qendër të qytetit. Gjilanasit edhe njëherë shprehën mllefin e tyre ndaj autoriteteve franceze e në veçanti ndaj fletëarresteve serbe.
Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan tha se Gjilani dhe Anamorava po solidarizohet me Ramush Haradinajn sepse ai është vet Kosova. “Ramushi dha shumë për Kosovën, familja e tij dha gjithçka për shqiptarët, andaj kemi një solidarizim masovik në mbrojtje të tij” tha Kadriu.
Kadriu tha se Franca duhet sa më shpejt ta liroj Haradinajn sepse Kosova ka nevojë për kontributin dhe prezencën e tij.
Ahmet Isufi nga AAK tha se arrestimi i Ramushit është një goditje për Kosovën, për institucionet e saja.”Ne presim lirimin e Ramushit sepse ai është shpallur i pafajshëm nga Haga. S`ka fuqi që e ul autoritetin e Ramushit i cili këtë e krijoj me luftën e pastër që bëri ai dhe UÇK-ja” tha Isufi.
Edhe Jeton Sherifi nga OVL shprehu reagimin e tij dhe solidarizimin me Ramush Haradinajn. Protesta kaloj e qetë./rajonipress/


