UBT

Ramushi, edhe me Isën edhe me Hashimin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Edhe me Isën edhe me Hashimin. Kjo është strategjia që ka vendosur të ndjek në zgjedhjet lokale, e sidomos tash në balotazh politikani dukagjinas, Ramush Haradinaj.

Partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot do të nënshkruaj dy koalicione për balotazhin e 1 dhjetorit.

Në Vushtrri AAK-ja sot do të nënshkruaj koalicion për të përkrahur kandidatin Refik Ramaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të Isa Mustafës, që do të kandidoi kundër Bajram Mlakut të PDK-së. Koalicion do të nënshkruhet në ora 12:00, transmeton express.

Mobi Casa

Vetëm dy orë më vonë në qytetin e Mitrovicës kjo parti do të nënshkruaj koalicionit tjetër për balotazh në përkrahje të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) të Kryeministri Hashim Thaçi, kandidatit Avni Kastrait.

AAK-ja ka përkrahur PDK-në edhe në disa komuna të tjera, derisa kjo parti ka një koalicion parazgjedhor me partinë e Akademikut Nexhat Daci, Lidhjen Demokratike të Dardanisë LDD.