Ramush Mehmeti kandidat i AKR-së për kryetar komune në Artanë
Gjilan – Dega e AKR-së në Novobërdë e ka propozuar kandidat për kryetar të komunës së Artanës Ramush Mehmetin i cili thotë se është njeri i realizimeve dhe jo i premtimeve të kota siç bëjnë kandidatët e tjerë.
Ramush Mehmeti ka marrë vizën e degës së AKR-së që të jetë kandidat për të parin e komunës së Artanës.
Mehmeti ka një bagazh të mirë në politikë edhe në aktivitete të shumta partiake. Një kohë ishte edhe nënkryetar i komunës së Artanës dhe realisht i njeh mirë zhvillimet atje dhe nevojën e madhe që ka për ndryshime komuna e Artanës.
Ajo që e ka nxitë Ramush Mehmetin të hyjë në garë për të parin e Artanës thotë se është lënia pasdore e kësaj komune tash e shtatë vite.”Unë mendoj se Artana është anashkaluar dhe ka pasur investime minimale. Artana ka nevojë për zhvillim ekonomik, përkrahje rinisë, avancimin e jetës kulturore dhe aktiviteteve të ndryshme”.
Mehmeti tha për rajonipress se AKR është një parti që dallon nga partitë e tjera politike në Kosovë, sepse ka njerëz të pa korruptuar, dhe është parti që nëse nesër vije në pushtet do të jetë afër problemeve të çdo qytetari, jo vetëm me premtime boshe siç premton çdo kandidat për kryetar Komune, por me vepra dhe me dëshmi gjatë një mandati”./rajonipress/


