Hidromorava

Ramush Haradinaj ia numëron “gropat e zeza” Albin Kurtit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria Kurti ka shkaktuar gropa të zeza buxhetore.

Sipas Haradinajt rreth 300 milionë euro është dëmi i “gropës” buxhetore.

ARKATANA

“Gropat e zeza buxhetore dhe “arritjet historike” të qeverisë

Kosova është nën sanksione të BE-së dhe SHBA-së dhe kjo është e paparë dhe historike. Dëmi deri tashti, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike.
Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-s për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike.
E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK-së dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope.
Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë.
Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim.
Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet!
Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës” shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.