Ramush Haradinaj: Barra e migrimit bie mbi Qeverinë

Kreu i AAK, njëherësh deputet i saj, Ramush Haradinaj, tha se qeveria duhet të merret më seriozisht me çështjen e migrimit ilegal, e jo ta minimizojë këtë problem.
“Ajo që ka ndodhë sot është se keni dështuar t’i japim shpresën këtij vendi”, tha ai.
“Nuk është mirë me e mohu temën, me relativizu, m’i minimizu”, tha Haradinaj.
Ai i ka bërë thirrje BE-së që ta përshpejtojnë marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave.
“Unë i bëj thirrje BE-së që ta përshpejtojnë Stabilizim Asocimin, lë ta bëjnë liberalizimin e vizave, të mos i dënojnë dy milionë qytetarë”, tha në tej kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë deklarimit të tij në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj po ashtu, ka kërkuar nga qeveria që “kërkesat që i ka qytetari, të mos i neglizhojnë”.
Për ta tejkaluar këtë situatë të krijuar me migrim ilegal, ai tha se është shumë i nevojshëm një plan emergjent.
“Pasojat duhet t’i sanojmë, por duhet të merremi edhe me shkaqe. Nuk po i iku përgjegjësisë, por barra bie mbi qeverinë”, deklaroi Haradinaj.