Fundamenti

Ramizi, kontrata dhuratë për ditëlindje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nuk ka dhuratë më të mirë për një sportist, se sa të shpërblehet në ditën e lindjes së tij. Samiri Ramizi në ditëlindjen e tij të 21-të ka kaluar ditën më të madhe në karrierën e tij.

Ai i është shtuar radhës së gjatë të futbollistëve shqiptarë në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi Ramizi të martën ka firmosur kontratë me FC Servette duke mbyllur kështu bisedimet disajavëshe ndërmjet sulmuesit shqiptar dhe ekipit zviceran. Lajmin për marrëveshjen me Servette e ka bërë vetë lojtari, duke thënë se ajo është arritur pas testimeve dhe negociatave të gjata dhe do të zgjasë tri vite të plota.

Uji Dea

“Më në fund kam arritur marrëveshje me Servette dhe mund të them se ndjehem shumë i privilegjuar dhe i lumtur në të njëjtën kohë që do të vazhdoj të luaj në futbollin zviceran”. Kishin kaluar disa javë qëkur Ramizi dhe Servette ishin në “sistem” për të gjetur një gjuhë të përbashkët pas kalimit me sukses të testimeve. “Ndoshta ka kaluar më shumë kohë se sa duhet për të arritur deri në këtë moment, por kishte disa probleme teknike që ngadalësuan marrëveshjen. Unë para dy javësh i kisha kalur testimet kur i binda krerët e klubit që të më ndalin, por qështja e lejeqëndrimit pak dhe disa punë të tjera e kanë shtyer firmosjen e kontratës deri më tashti”, shtoi Ramizi.

Kampionati zviceran tashmë ka filluar, janë zhvilluar dy javët e para, por kjo nuk do ta pengoj Ramizin që të kërkoj një vend në përbërjen e parë. “E di se jam vonuar pak me përgatitje, por kjo është kjo. Tashmë të gjitha kanë kaluar dhe mua nuk më mbetet asgjë që të vazhdoj stërvitjet dhe të bind trajnerin që të më jap rastin sa më parë për të luajtur”. “Shpresoj që përveç në kampionat të paraqitem edhe me garat e kupave të Evropës”. Ramizi, 21 vjeçar, sezonin e shkuar ishte paraqitur në fanellën e Nyonit, duke lënë përshtypje të mirë dhe kishte hapur rrugën drejt kalimit te Servette. “Besoj se do të kem paraqitje shumë më të mirë më Servette, se sa me Nyonin.

Kalimi im në Servette është rast i mirë që të arrij më shumë në karrierën time dhe do të punoj maksimalisht që të shfrytëzoj këtë”. “Mënyra më e mirë për të treguar se sa vlej janë golat, shpresoj që do t’i arrij këtë sezon me ekipin tim të ri. Ramizi më herët përveç Nyonit ka bërë karrierë edhe në futbollin kosovar, duke luajtur më Dritën e Gjilanit. Sezonin e kaluar ai ka shënuar 3 gola me Nyonin.