Hidromorava

Ramiz Kelmendi i dhuron QKMF-së një autoambulancë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit drejtori i ELKOS Grup, njëherit edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i ka dorëzuar çelësat e një autoambulance, drejtorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan, Valbon Milazimi, që do të shërbejë për nevojat e këtij institucioni shëndetësor.

Kelmendi, një biznesmen që operon me biznesin e tij, Qendrën Tregtare “ETC” dhe ELKOS Grup edhe në komunën e Gjilanit, ka thënë se nga profiti i vitit të kaluar dhe ka ndarë një pjesë për këtë autoambulancë, për QKMF, për të shprehur kështu falënderim për qytetarët e Gjilanit, për kujdesin që tregojnë ndaj biznesit të tij.

Ai tha se në këtë mënyrë ka dashtë ti falënderojë ata dhe ka bërë me dije se donacione të tilla ka ndarë edhe në qytete tjera të Kosovës dhe se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të ndihmuar aty ku ka nevojë.

Përndryshe, autoambulanca ka ardhur nga Gjermania, dhe ka vlerën e 15 mijë eurove që është vlerësuar si ndihmesë e vlefshme si nga kryetari i Komunës Qemajl Mustafa ashtu edhe nga drejtori i QKMF-së Valbon Milazimi.

Me këtë rast, kryetari Mustafa ka falënderuar Kelmendin për këtë donacion duke thënë se e vlerëson shumë sepse kjo autoambulancë do ti hyjë në punë QKMF-së, e me këtë do të jetë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve.

UBT

Ai poashtu tha se është një gjest i mirë për qytetin ky donacion sepse përmes tij ofrohen shërbime më të mira qytetarëve nga QKMF-ja e cila edhe bëhet më funksionale.

Komuna është e përkushtuar që për të gjithë bizneset të ofrojë ambient sa më të mirë, kushte të operimit në Komunë, por edhe afaristët duhet të veprojnë sikurse Kelmendi dhe sa herë që kanë mundësi të ndihmojnë, do të duhej ta bënin këtë, duke ndarë të mirat e tyre me qytetarët përmes donacioneve të ndryshme, si shembull donacioni i Kelmendit.

Ndërsa Drejtori i Shëndetësisë Xhemajl Salihu, tha se ky është një gjest i mirë nga ana e Kelmendit sikurse që është edhe një mundësi më e mirë e veprimit në teren të QKMF-së.
Kurse, Valbon Milazimi, drejtor i QKMF-së ka thënën, se kjo ndihmë ka ardhur në momentin e duhur dhe është e një rëndësie për dy arsye, sepse kjo autoambulancë futet menjëherë në shërbim të qytetarëve që u duhen shërbimet e QKMF-së dhe se do të ndikojë edhe në efikasitetin e QKMF-së për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Ndryshe, përveç QKMF-së në Komunë operojnë edhe 20 Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulanca ndërsa në disponim i kanë pasur pesë automjete. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.