Ramaj: Përmbushni detyrat e juaja të punës më në fund dhe respektoni ligjet!
Gjilan – Kompania ka përmbushur ndaj jush obligimet e veta mirëpo, ju nuk po i përmbushni obligimet e juaja kundruall qytetarëve. Madje, pagat i pranuat para kohe, mirëpo ju refuzoni të punoni që nga 4 janari dhe nuk jeni duke respektuar asnjë ligj, thotë Senad Ramaj, Drejtor Ekzekutiv në Kompaninë Eco-Higjiena ndaj fajësimeve nga ana e punëtorëve grevist.
Nuk është njoftuar greva 7 ditë më parë, dhe as nuk është respektuar afati kohor maksimal 1 orë në ditë për grevë ndërsa, në anën tjetër refuzohen bisedimet. As procesin minimal të punës nuk e keni siguruar. Këto janë shkelje kundër nenit 6,8,12,13 dhe 24 të ligjit të grevës. Ne na bllokuat qasjen dhe u deshtë që të ndërhynte policia për të siguruar rend dhe qetësi.
Në një demokraci nuk e ka askush atë të drejtë që dhunshëm të detyroj tjetrin për vazhdimin e kontratës së punës dhe as shkarkimin e drejtorit. Prandaj, kjo është anarki, thotë Senad Ramaj.
Nëse një punëtor ndjehet i keqtrajtuar, atëherë duhet ti drejtohet gjykatës përkatëse dhe jo të bllokon kompaninë në mënyrë që ne të mos jemi në gjendje për të organizuar grumbullimin e mbeturinave.
Deri në korrik nuk kishte asnjë shqetësim. Që nga periudha kur kompania u zaptua ilegalisht në korrik 2016, ne nuk u qetësuam kurse kjo është greva e 4 ilegale që keni mbajtur. Kështu nuk mund të vazhdohet më tutje. Ne na duhen punëtor që përmbushin detyrat e veta të punës ka sqaruar Ramaj.
Të gjitha ofertat për zgjidhje të parashtruara nga ana e jonë u refuzuan. Unë çdo ditë isha në kompani dhe dera e zyrës ka qenë përherë e hapur për bisedime. Ne kemi ndërmarr çdo gjë të mundshme në kuadër të ligjeve në fuqi për të rikthyer kontrollin. Posa të pranojmë aktvendimet e nevojshme do të fillojmë me pastrim ka shtuar Ramaj./rajonipress/

