UBT

Ramaj: Ne kryejmë punë të çmuar për të gjithë qytetarët e komunave tona!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Me gjasë prononcimi im për disa përfaqësues politik ishte i komplikuar. Prandaj, do të përpiqem edhe një herë më thjeshtë, thotë Senad Ramaj si përfaqësues i Eco-Higjiena dhe i Moser Group Austria.

Nga 170 punëtorë tanë sa kemi, së paku poaq kanë farefis në PDK sa kanë edhe në LDK, disa prej tyre kanë në AAK, apo në AKR, ose në Vetëvendosje, ose tek ndonjë parti tjetër politike apo institucion shtetëror në Gjilan. Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme por, plotësisht normale në një demokraci .

Mirëpo, për të veçuar disa punëtor dhe ata për t`i skandalizuar, është një lojë e marrëzishme, e padrejtë kundruall punëtorëve dhe kundër principeve demokratike. E njëjta gjë vlenë për 12 praktikantët që ishin në praktikë këtë vit të punësuar.

Nga Avdyl Aliu ne nuk kemi marr truall me qera. Ne e kemi marr me qera truallin e fqiut, parasysh ne na duhet për separim të mbeturinave. Me kë është ky fqi në farefisni, kjo nuk na ka interesuar dhe nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimmarrjen tonë.

Fundamenti

Ne grumbullojmë mbeturinat nga të gjithë qytetarët pa pyetur a është ndokush PDK, LDK apo cilës do qoftë parti apo kë e ka atje për farefis. Për ne është me rëndësi të paguhen tarifat rregullisht. Moser-Group në Kosovë ka interesat e veta afariste dhe asnjë interes politik.

Secili deputet i Kuvendit Komunal më 29.09.2016 ka pranuar një raport në lidhje me zhvillimin e kompanisë tonë të përbashkët në këto 4 vjetët e shkuar. Nëse dikush flet për keqmenagjim, ai ose nuk e ka lexuar raportin ose atë nuk e ka kuptuar.

Për mua do të ishte me rëndësi, që përfaqësuesit politik të mos fshihen prapa fasadës lokal-partiake por, në fund të tekstit të vendosin emrin e plotë nëse, atë çka përhapin në media atëherë edhe të qëndrojnë prapa thënieve, thotë Senad Ramaj. Aq më tepër më bëhet qejfi nëse personalisht tek unë paraqiten dhe informohen për fakte, në vend që kompaninë tonë ta diskreditojnë dhe ta keqpërdorin për qëllime politike ka thënë Senad Ramaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.