RCCOLA

Ramadani: Unifikimi i së djathtës ishte ide e AAK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka deklaruar se kjo parti nuk do ta votojë mocionin për procesin e privatizimit nëse nuk do të këtë një harmonizim në mes të mocionit të iniciuar nga Vetëvendosje dhe rezolutës se propozuar nga PDK-ja.

Sipas tij, kjo parti vlerëson se ekziston një mundësi për harmonizimin e këtyre dy propozimeve.

“Ne e kemi bërë të qartë se këto dy dokumente duhet të harmonizohen dhe të dilet me një dokument të përbashkët për procesin e privatizimit. Në jemi për vazhdimin e privatizimit, por ai duhet të jetë transparent dhe llogaridhënës”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, për AAK-në nuk paraqesin problem pikat e mocionit, por preambula e cila kërkon pezullimin e privatizimit.

Fundamenti

“Preambula është ekstrem, por jo pikat e mocionit. Andaj ka mundësi që këto dy dokumente të harmonizohen dhe kjo do t’i bënte mirë procesit të privatizimit dhe skenës politike në Kosovë. Nëse nuk bëhet harmonizimi, ne nuk do ta votojmë asnjërin dokument”, ka thënë deputeti Ramadani, në emisionin interaktiv në KTV.

Duke folur rreth koalicionit të mundshëm me PDK-në, Ramadani ka theksuar se një koalicion i tillë mund të bëhet vetëm me Ramushin Haradinaj kryeministër.

“Ne po e presim Ramushin të kthyet në krye të Kosovës. Lirimi i tij do ta tronditë skenën politike në Kosovë dhe në të njëjtën kohë besojmë se ai është udhëheqësi më i mirë që ka Kosova. Pra ne nuk do t’iu ikim përgjegjësive dhe AAK e ka një ofertë tepër të qartë se e ka ofertën me të mirë për vendin dhe kjo nënkupton udhëheqjen nga Ramush Haradinaj”, ka thënë Ramadani.

Sa i përket idesë së Isa Mustafës për bashkim të forcash të bllokut opozitar, Ramadani ka thënë se për një ide të tillë ka dëgjuar vetëm përmes mediave dhe ende nuk kanë marrë asnjë ftesë për takim me kreun e LDK-së. “Kjo është ide fillestare e Ramush Haradinaj dhe nuk është ide e re, kjo ka ekzistuar në sirtarët e LDK-së para katër vitesh. Ne ende nuk kemi marrë asnjë kërkesë për takim, nëse vjen një ftesë e tillë ne do ta shqyrtojmë dhe do të marrim qëndrim me kohë”, ka thënë deputeti Ramadani.