Fundamenti

Ramadani: Rrini në shtëpi, 3 javët e ardhshme janë vendimtare sepse koronavirusi arrin kulmin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani ka folur rreth ballafaqimit të Kosovës me Covid-19. Sipas tij, situata aktualisht është në kontroll por kjo mund të ndryshoje shumë shpejt për shkak se duhet edhe bashkëpunimi qytetarë në ndihmë të autoriteteve shëndetësore.

“Situata gjithmonë është në kontroll nga ana e Institutit Kombëtar, institucioneve shëndetësore dhe institucioneve që merren me menaxhimin e pandemisë por situata gjithmonë, në çdo moment mund të dalë jashtë kontrollit sepse kjo situatë është e ndërthurur me një marrëveshje në mes të institucioneve shëndetësore dhe popullatës”, tha Ramadani për televizionin publik të Kosovës.

Tha se koronavirusi i ri do të arrijë kulmin në pjesën e mbetur të prillit, prandaj duhet kujdes maksimal.

“Ka disa etapa të pandemisë, prandaj kjo etapë e tre javëshit, deri në fund të prillit është ajo vendimtarja sepse do të arrijë kulmi, do të shohim ku jemi dhe do të shohim kur mund të zbresim ngadalë”, theksoi Ramadani.

Por kur do të marrë fund covid-19?

Mobi Casa

“Gjithmonë ka afat kohor por ky afat është i ndryshueshëm dhe varësisht prej zbatimit të rekomandimeve të çdo individi veç e veç në Republikën e Kosovës “, shtoi ai.

Ramadani ka kërkuar kujdes duke shpjeguar se infektimi me koronavirus mund të jetë fatal për një numër të madh të njerëzve.

“Covid-19 është lloj gripi dhe është shumë i lehtë në 80 për qind gati të rasteve por edhe është shumë i rëndë në 20 për qind të rasteve, me tablo të rëndë klinike që kërkon intervenim klinik me 5 për qind të rasteve që kërkon një intensiv klinik dhe me një përqindje më të vogël të rasteve që fatkeqësisht përfundojnë në fatalitet Pra ne po përkujdesemi prej spektrit të lehtë të gripzave e deri te asistenca në frymëmarrje që të ketë sa më pak pasoja”, shpjegoi ai.

Aktualisht Kosova ka shënuar 283 raste pozitive me koronavirus, 58 persona janë shëruar dhe 7 kanë humbur jetën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.