ARKATANA

Ramadani: Formimi i Ushtrisë, proces kyç

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë në Ushtri të Kosovës është ndër objektivat kryesore të Qeverisë “Haradinaj” në vitin 2018.

I sapo emëruari zëvendës ministër në FSK, Burim Ramadani ka folur për angazhimin e tij që pretendon ta arrijë gjatë mandatit qeverisës.

Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka treguar se çka do të ketë kompentecë në këtë dikaster qeveritar.

Sipas tij, objektivat e Kryeministrit, Qeverisë dhe Ministrisë përfshijnë kompletimin, fuqizimin dhe avancimin e sektorit të sigurisë në tërësi, dhe përmbylljen e procesit të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Suksesi i arritur nga FSK në vendosjen dhe zbatimin e parimeve bashkëkohore demokratike dhe të profesionalizmit, është tregimi i suksesit të shtetit dhe popullit të Kosovës. Një tregim i tillë i suksesit është krenari e jona. Përpos aspektit të institucioneve të sektorit të sigurisë, forcimi i qeverisjes së mirë dhe mbikëqyrjes demokratike është një parim i domosdoshëm për të arritur promovimin dhe garantimin e sigurisë nacionale”, ka thënë Ramadani.

Mobi Casa

Më tej, këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka theksuar se siguria nacionale e Kosovës është ngusht e lidhur me partneritetin strategjik me SHBA-në dhe NATO-n.

Ai thotë se më këtë rast synojmë kështu thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit sipas interesit nacional të Kosovës.

“Shteti i Kosovës tashmë është ofrues i sigurisë dhe jo vetëm konsumues, ndërsa kompletimi i sektorit të sigurisë e bën Kosovën kontribues të veçantë në sigurinë rajonale dhe më gjerë. Këto anagzhime janë udhërrëfyes i punës sime në institucione, duke synuar të ndihmohet në zgjerimin e angazhimit me akterët e rëndësishëm në shoqërinë kosovare, duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, ekspertizën dhe politikë-bërjen gjithëpërfshirëse”, është shprehur ai.

Në fund, Ramadani ka treguar edhe rolin e tij si zv/ministër në FSK.

Sipas tij, do të jetë në mbështetje të Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, në realizimin e suksesshëm të objektivave të tij, Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.