UBT

Ramadani: Dëmet në bujqësi pas vërshimeve janë të konsiderueshme

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtori i Drejtoratit për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka thënë se pas reshjeve të shumta të shiut, e që pasuan vërshimet, ka dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

“Nga vizitat që janë bërë dje dhe sot, është konstatuar se dëmet më të mëdha janë shkaktuar përgjatë lumit Morava, duke filluar nga fshati Nasalë, Velekincë, Uglarë dhe në mënyrë të veçantë vërshimet e kanë prekur më së shumti Pogragjen”, ka thënë Ramadani.

Fundamenti

Ai tha se dëme ka në edhe Lladovë, Zhegër, Haxhaj, Demiraj, Shurdhan dhe në mënyrë të veçantë në fshatin Pidiq, përkatësisht te lagjja “Limonve”.

Dëmet janë kryesisht në kulturën e grurit, perimeve dhe në pemishte. Drejtoria e Bujqësisë që nga nesër, në bashkëpunim me Task Forcën e Bujqësisë, do të fillojë vlerësimin e dëmeve në secilën ngastër veç e veç dhe do të dalë me shifra të sakta të dëmtimeve të kulturave bujqësore dhe do t’i dërgohen qeverisë./rajonipress/