Ramadani: Bora nuk dëmtoi pemët dhe perimet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Moti me të reshura që po mbretëron këto ditë, ka shqetësuar fermerët e në veçanti pemëtarët dhe kultivuesit e perimeve.

Për ta parë dhe konstatuar gjendjes së pemëve dhe bimëve tjera, drejtori i drejtorisë komunale për Bujqësi, Ramiz Ramdani së bashku me zyrtarët, kanë dalë në terren.

Pasi ka parë gjendjen, drejtori Ramadani tha se fermerët nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi që deri në këtë moment nuk ka dëme të shkaktuara nga bora.

UBT

“Konstatojmë se deri në momentin aktual nuk ka dëme të shkaktuara nga bora dhe temperaturat aktuale. Në vend ngjarje në fshatin Kravaricë konstatuam se temperaturat e ajrit ishin + 4 0C, gjë që nuk paraqet mundësi dëmtimi të lulës apo frutit te pemët frutore”, ka thënë Ramadani.

Ai ka potencuar se rreziku nga paraqitja e dëmeve të mundshme ekziston nëse temperaturat gjatë ditëve në vijim zbresin nën 0 oC.

Drejtoria e Bujqësisë rekomandon fermerët që në rast se fillojnë të ulen temperaturat, të përdoret preparati “Eko Freez” për spërkatje ose edhe te pemishtet me sipërfaqe të vogla të aplikohet tymosja me kashtë të lagur./rajonipress/