Fundamenti

Rama thotë se ka marrëdhënie normale me Qeverinë e Kurti: Kemi divergjenca për “Open Balkan”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar sot se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë normale, por që ka divergjenca me Qeverinë Kurti për nismën “Ballkani i Hapur”.

Rama, dy ditë para se të vijë për vizitë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka komentuar marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe raportet e tij me Qeverinë Kurti.

Kryeministri Rama nuk mendon se marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët.

ARKATANA

“Mendoj që ne jemi në një marrëdhënie normale. Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe asnjëherë nuk është mjaft të thuhet që është e mirë, pasi mund të jetë gjithmonë më e mirë. Patjetër që kemi një divergjencë lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur, por kjo është një divergjencë që, në këndvështrimin tim, nuk është një arsye për të pasur një problem në marrëdhënie, por është një arsye për të diskutuar qetësisht dhe për ta trajtuar me argumente dhe me respekt reciprok”, tha Rama.

Ndërsa, në fjalimin e tij të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama ka thënë se “kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.