Fundamenti

Rama: Nuk kam interesa politike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është deklaruar për raportet me Albin Kurtin dhe skenën politike në Kosovë.

Rama në emisionin Rubikon ka deklaruar se ai nuk ka interesa politike në Kosovë.

“Nuk kam ardhur në Kosovë për të bërë takime për ndonjë interes të caktuar. E para unë nuk kam ndonjë interes politik në Kosovë në sensin se nuk kam asnjë parti politike të regjistruar në Kosovë. Poashtu nuk jam i afiluar me ndonjë parti ekzistuese politike në Kosovë. Nuk kamë marrë pjesë në ndonjë palë zgjedhje këtu dhe as që kam ndërmend ta bëjë një gjë të tillë”.

Eco Higjiena

Rama e ka konsideruar ish-presidentin Hashim Thaçi, vëlla.

“Për mua Hashimi nuk është ndonjë autoritet i Kosovës por vëlla”.

“Unë kam ardhur këtu siç kam shkuar në Maqedoninë e Veriut për një proces ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë. Unë kam folur edhe me Presidenten por ajo merret me tema tjera. Presidentja nuk merret me organizimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Samit. Kam folur edhe me Kryetarin e Kuvendit i cili është djal shumë simpatik, por ai nuk ka lidhje me këto gjëra. Thjesht ai është djalë shumë simpatik në kuptimin e mirë të fjalës”, deklaroi Rama./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.