FIDANISHTJA

Rama: Nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa kur shqiptarët dalin kundër shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, deklaroi se sot shqiptarët përmes Kosovës janë përballë një sfide historike që përcakton se si do të jetojnë pas 30 vitesh ata që ende nuk kanë lindur.

“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asgjë më të rrezikshme dhe më penguese për shqiptarët sesa kur u dalin përballë shqiptarët dhe kur për hesapet e vogla të katundit apo mjedisit politik, e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin se kush është tradhtari, kush i miri apo i keqi”, deklaroi Rama.

Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se historia e Kosovës është histori e bashkimit pasi të gjithë kontribuuan në lirinë e saj, ndërsa tha se Kosova ende nuk është vendi që të gjithë duam të shohim.

KKVITI

“Historia e Kosovës është historia e bashkimit e mbi gjysmë miliardi euro që njerëzit jashtë Kosovës diaspora shqiptare të pasur e jo të pasur, kontribuuan për të çliruar Kosovën. Bashkimi solli Kosovën që e kemi sot. Por Kosova që kemi sot nuk është ende Kosova që duam. Që duhet të njihet nga të gjithë, nuk është ajo që duhet të ulet njësoj si të gjithë në OKB, që duhet të futet si të gjithë në NATO dhe në BE dhe kjo është një sfidë për të cilën të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, tha Rama.

Ai foli edhe për situatën në Shqipëri duke thënë se është e njëjta histori me shqiptarët që dalin kundër shqiptarëve dhe që e bëjnë vendin të duket përtokë përpara ndërkombëtarëve.

Rama foli për reformat në drejtësi, sidomos për luftimin e korrupsionit, ku tha se janë ende në proces dhe ngadalë po ndërtohet sistemi i ri i drejtësis

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.