GRANDEMALL

Rama në Beograd: Kosova e pavarur, realitet i pamohueshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Qeverise së Shqipërisë duke folur shqip në Beograd ka theksuar se duhet kurajë e besim i ndërsjellë në rrugën e përbashkët drejt Evropës. “Ne Ballkani kemi nevojë për Evropën e bashkuar, po aq sa Evropa ka për ne”, tha Rama.

Sipas tij, paqja do na japë kurajë për t’u ndarë nga rruga e vjetër e një historie që ushqen kaq shumë mosbesim ndaj njëri-tjetrit.

“Ne kemi vullnetin e mirë për bashkëpunim të sinqertë, sa është e sinqertë bindja jonë se fëmijet tanë nuk duhet të vuajnë për të shkuarën mes nesh”, ka thënë ndër tjerash Rama./telegrafi/

Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp me homologun e tij serb, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ky realitet nuk kthehet më pas.

Ai ka kërkuar nga qeveria serbe që të respektojë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës:

I nderuar kryeministër Vuçiç.

Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit të 25-vjetorit të Murit të Berlinit, të ngrihet këtu flamuri kombëtar i shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit.

Do na duhet vision për të qenë në Bashkimin Europian dhe kurajo, por jo më shumë se vizioni dhe kurajo e Bashkimit europian.

Do na duhet besim, por nuk do të jemi vetëm që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh.

Ne kemi nevojë për Europën e bashkuar, por edhe Europa e bashkuar ka po aq nevojë për ne ballkanasit.

Paqja duhet të na japë të gjithëve kurajo për t’u ndarë nga rruga e vjetër.

Ne shqiptarët e kemi edhe këtë vizion, edhe këtë kurajo.

Ne ju shtrijmë dorën për një bashkëpunim të sniqertë, se fëmijët tanë nuk do të vuajnë nga e kaluar.

FITORJA

Ne duam ta ngrejmë bashkëpunimin në një tjetër nivel.

Aktualiteti i vështirë në Europë dhe sfidat në Ballkan, do të na testojnë për të ardhmen.

Ne do të bëjmë çmos të komunikojmë dhe bashkëpunojmë intensivisht.

Ekonomitë tona janë të vogla, por ekonomia jonë si rajon nuk është një ekonomi e vogël.

Buxhetet tona janë të vogla, por së bashku ne nuk jemi të vegjël për t’u dëgjuar dhe mbështetur nga Bashkimi Europian.

Është një shans për vendet tona, që qeverisin nga një gjeneratë tjetër.

Dhe për këtë shpresoj që gjenerata e e re e politikës serbe ta shoh me një sy tjetër Luginën e Preshevës.

Ne duam që Beogradi të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pasi është një e drejtë që ata e meritojnë.

Për Kosovën kemi dy qendrime të ndryshme, por realiteti është një: Kosova e pavarur, e njohur nga 108 vende të botës.

Është nje realitet i pakthyeshëm dhe ajo duhet respektuar.

Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm dhe më të paqtë.

Ne e çmojmë dhe nxisimin dialogun Serbi-Kosovë.

Ky dialog është një sukses, por ai është në radhë të parë një vlerë e krijuar nga lidershipi i dy shteteve”, tha Rama./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.