Uji Dea

Rama: Komuna e Vitisë ka inkasuar të hyrat vetanake prej 101.60%

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt në të cilën janë shqyrtuar pika të rëndësishme të ditës. Me theks të veçantë është biseduar mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2016.

Ndër tjerash drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama bëri me dije se buxheti komunal për vitin e shkuar është shpenzuar për 99.33% si dhe nga të hyrat vetanake janë inkasuar gjithsej 954.559.22€ ose bazuar në planifikimin vjetor është realizuar në 101.60%.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për pikat e tjera të rendit të ditës të cilat janë miratuar dhe do të shqyrtohen në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë.

UBT

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, ndër tjerash bëri me dije se ka pranuar vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të këtij Kuvendi në përjashtim të një akti pasi që sipas tij po pritet vlerësimi i saj nga Departamenti Ligjor i MAPL-së.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke i prezantuar Pasqyrat Financiare të Buxhetit komunal për vitin e shkuar ndër tjerash tha se viti 2016 është Viti me realizimin më të madh të të hyrave vetanake që nga viti 2000. “Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2016 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 954.559,22€, shkalla e inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 101,60%, ndërsa krahasuar me të hyrat për periudhën e njëjtë të vitit 2015 kemi një rritje të të hyrave për 172.951,96€ ose 22.13%“, u shpreh Drejtori Rama.

Kurse gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për këto pika të rendit të ditës:
Propozim vendim për rritjen e buxhetit komunal nga te hyrat vetanake komunale të vitit 2016.
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e raporti të punës së Komitetit për Shëndetësi dhe Mërqinjë Sociale për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2016
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Planit të punës të Komitetit për Shëndetësi dhe Mërqinjë Sociale për vitin 2017.
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e planit të punës të komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2017.
Informatë nga drejtoria e arsimit për përfundimin e gjysme vjetorit të parë shkollor.
Përndryshe të gjitha pikat e parapara për votim janë aprovuar me shumicë votash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.