Mobi Casa

Rama: Faleminderit Magath, Shqipëria më emocionon!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Valdet Rama është në ditët e tij më të mira te Munich 1860, teksa po luan rregullisht dhe ka shënuar edhe dy gola.

Kësisoj, edhe “reflektorët” e mediave gjermane janë drejtuar nga ai. Së fundmi ueb-faqja “fussball-vorort.de”, i ka kushtuar një artikull të gjatë karrierës së lojtarit shqiptar, duke filluar që nga emigrimi, nga Kosova në Gjermani kur ai ishte vetëm 6 vjeç dhe deri te Kombëtarja shqiptare, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

“Fillimi ishte i vështirë për mua. Por me kalimin e ndeshjeve fitova forcën dhe më pas edhe formën time. Karrierën e kam nisur te Hagen- Holtaussen, por më pas kalova te Rot-Weisen Essen. Kur isha 19 vjeç kalova te Volfsburgu, pasi aty më donte trajneri Feliks Magath. Ai më dha mundësinë që të stërvitesha me ekipin e parë në pritje të debutimit në Bundesligë. Por, më pas, pata një dëmtim në shpatull dhe mu desh kohë që të rehabilitohesha. Pasi shkova në Suedi dhe Spanjë, jam i lumtur që u riktheva sërish në Gjermani. Ky është atdheu im sportiv, por në zemrën time është Shqipëria. Ai është vendi im. Shkoj çdo vit për pushime atje dhe kur kthehem, jam i mbushur me energji pozitive. Të vesh fanellën e Kombëtares është një ndjesi e pashpjegueshme”, përfundon Rama. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.