Mobi Casa

Rama, ende në dyshime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Futbollisti shqiptar, Valdet Rama vazhdon të mbetet në udhëkryq. Sulmuesi shqiptar, që zyrtarisht i ka dhënë fund aventurës me Munchen 1860, nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen. Në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” në 1 korrik, ai falënderoi tifozët bavarezë për mbështetjen dhe theksoi se për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme nuk arriti të jepte maksimumin me fanellën bardhekaltër.

“Kam vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën time, por gjatë ditëve të ardhshme do ta bëj të ditur vendimin”, shkruan ndër të tjera Rama, shkruan sot gazeta “Kosova Sot”.

Por, cila është alternativa më konkrete për 28-vjeçarin e lindur në Mitrovicë. Në Turqi janë të bindur se ai do të bashkohet me skuadrën e Balikesirspor. Është vetë presidenti i skuadrës, Feyyaz ai që hedh poshtë zërat mediatikë se sulmuesi nuk ka pranuar ofertën.

UBT

Ai shprehet se palët janë ulur në tavolinë dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por shton se transferimi do të zyrtarizohet pasi të gjendet gjuha e përbashkët edhe për disa detaje.

Balikesirspor luan në Ligën e Parë turke. Pasi siguroi ngjitjen mes më të mirëve në vitin 2014 u rikthye në ligën inferiore vetëm një edicion më pas dhe objektivi i radhës është ngjitja në kategorinë e më të mirëve.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.