Fundamenti

Rama: Askush s’na pengon ta ndërtojmë kombëtaren e biznesit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se duhet të largohen barrierat që janë vënë në mes biznesit në Kosovë dhe Shqipëri, duke shtuar se të dyja shoqëritë duhet t’i nderojnë dhe respektojnë ndërmarrësit.

Rama ka theksuar se qëllimi i përbashkët i të dyjave vendeve është që kush është milioner të bëhet miliarder, “ndërsa kush s’ka punë të ketë punë falë investimit të miliardave në funksion të investimit dhe punësimit të njerëzve”.

“Mendoj që ne së bashku duhet ta riparojmë humbjen e besimit të ndërmarrjes në Kosovë ndaj Shqipërisë si një territor investimi, për shkak se ata që tentuan në fillim (investitorët kosovarë) nuk patën suksesin e duhur, për shumë arsye. Mendoj që një gjë që duhet bërë është Dhoma e Tregtisë Kombëtare, një dhomë që do të bashkojë në të njëjtën çati sipërmarrjen shqiptare nga çdo pjese e territorit të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe të jetë pikë e referimit nga të dyja qeveritë që do të dialogonte në emër të të gjitha bizneseve. Për ta bërë një kombëtare të futbollit na pengon FIFA dhe UEFA, por për ta ndërtuar kombëtaren e biznesit nuk na pengon askush. Për këtë e kemi fajin vet”, ka thënë ai.

UBT

Sipas tij, sipërmarrësi nuk është i vlerësuar në shoqëritë tona, sikurse vlerësohet një artist, politikan, këngëtar, dhe kjo është mangësi në e kulturës sonë.

“Ne duhet të angazhohemi që njeriun që ndërmerr iniciativa dhe që rrezikon për të fituar më shumë ta vendosim bashkë me këngëtarët, me artistët, për të treguar që rruga e sipërmarrësisë është rruga e krijimit të mirëqenies dhe se pa sipërmarrja nuk ka mirëqenie. Qeveria jonë vendosi që të heq tatimin e dyfishtë për prodhuesit. Kemi vendosur të heqim TVSH-ën për librat, gazetat, revistat, sepse ne besojmë se shkëmbimi pa pengesa i çdo gjëje që është shkruar shqip është tepër i rëndësishëm”, ka deklaruar Rama. /Telegrafi/