Eko Higjiena

Rama: Albini e ka bojkotuar gjithë botën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Refuzimin e ftesës së Kreut të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, nga ana e Vetëvendosjes për takimin e sotëm në Prishtinë me temë “Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit”, Rama e ka cilësuar si “gabim të madh politik”.

Por, pavarësisht kësaj, Rama ka thënë se refuzimi i ftesës nuk e ka mërzitur, sepse – sipas tij – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje “e ka bojkotuar gjithë botën”.

“Albini e ka bojkotu gjithë botën. Unë jam shumë i vogël për tu mërzit nga ai”, tha Rama.

Kryesocialisti Rama e ka vlerësuar lart Kurtin, të cilin e ka quajtur intelektual të rrallë të shqiptarëve.

FIDANISHTJA

“Albini është intelektual që unë e çmoj shumë, është intelektual i rrallë për botën shqiptare, prandaj si intelektual i takon të bëjë vetëm gabime të mëdha. Ai nuk mund të bëjë gabime të vogla politike”, ka thënë Rama, transmeton KP.

Gjatë ditës Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një deklarate për mediat kishte treguar se refuzon ftesën e kreut të PS-së, Edi Rama, për shkak të qëndrimit të tij pro dialogut, vlerësimit të qeverisë së Thaçit, qëndrimit për 21 janarin e koalicionit me LSI dhe qëndrimin e socialistëve për nacionalizimin.

“Rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës, si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Të mbështetësh sot, pa nevojë, dialogun e padrejtë politik midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe të afirmosh një forcë politike e cila e ka futur Kosovën në një qorrsokak politik, ekonomik dhe shtetëror, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit, do të thotë qëndrim në të kundërt të interesit të Kosovës dhe atij kombëtar.

Në ditën kur populli në Kosovës solidarizohej me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes një demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaçi mbante Konventën e vetë të Gjashtë Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtë me parullën ‘Familja, Prona, Shteti’ dhe në të cilën z. Rama mori pjesë e thuri lavde për Thaçin”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.