UBT

Rama afër nënshkrimi me Valladolid, Harbuzi jo

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama, pritet të nënshkruajë këtë javë vazhdimin e kontratës me skuadrën spanjolle, Real Valladolid.

Siç kanë njoftuar mediet spanjolle, Rama është pajtuar në parim me ofertën e Valladolidit, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet këtyre ditëve.

UBT

Në anën tjetër, Labinot Harbuzi nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre, madje as në prova. Ndonëse ishte pritur që Labinoti të udhëtonte në Spanjë këtë javë për t’u stërvitur me Valladolidin, një gjë e tillë nuk do të ndodh pasi krerët e kësaj skuadre vendosën të mos e provojnë atë.