Uji Dea

Rajonipress mbush dy vite, ecë suksesshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Themeluesi i Rajonipress, Musa Sabedini thotë se sot për ne është një ditë e veçantë sepse po shënojmë ditëlindjen e dytë të rajonipress i cili më 5 maj 2012 startojë punën duke arritur shumë shpejt të bëhet një lajmëtar origjinal, i shpejt, korrekt dhe mbi të gjitha të bëhet një ambasador i lajmit të vërtet dhe kredibil.

Ndryshe për nder të dy vjetorit rajonipress organizon një manifestim solemn të hënën duke filluar nga ora 12.00 në Hotelin “Kristal” në Gjilan.

Fundamenti

Në këtë ceremoni solemne janë të ftuar personalitete nga jeta gazetareske, figura të shquara të publicistikës, përfaqësues të institucioneve, OJQ të ndryshme që merren me monitorimin e medieve, OSBE-ja, shumica e agjencive dhe portaleve në Kosovë, Kosova Lindore, përfaqësues të shtypit ditor, televizionet nacionale, radiot dhe portalet lokale me të cilat Rajonipress ka pasur bashkëpunim.

Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress është themeluar më 5 maj 2012 nga një grup i gazetarëve profesionist i cili synim dhe qëllim kryesor të punës së tij ekskluzivisht ka pasur që të informoj shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht për të gjitha zhvillimet që ndodhin në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë.