RCCOLA

Rajonipress akademi e gazetarisë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në shënimin e dy vjetorit të themelimit të Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress kanë marrë pjesë gazetarë, publicist, krijues, politikanë, përfaqësues nga diaspora e Kosova Lindore. Rajonipress u cilësua si një medium serioz, i përkushtuar dhe shumë profesional që ka arritur të informojë në çdo kohë për të gjitha zhvillimet në Anamoravë e më gjerë. Flamur Hyseni profesor universitar tha se rajonipress me të drejtë mund të quhet edhe si akademi e gazetarisë për Anamoravë. Për punën profesionale të rajonipress kanë folur edhe Ibrahim Ademi, Demir Krasniqi, Riad Rashiti, Arben Mehmeti, Fatmir Matoshi, Ibrahim Ademi, Ismet Azizi, Tefik Selimi etj.

Themeluesi i Rajonipress, Musa Sabedini tha se sot për ne është një ditë e veçantë sepse po shënojmë ditëlindjen e dytë të rajonipress i cili më 5 maj 2012 startojë punën duke arritur shumë shpejt të bëhet një lajmëtar origjinal, i shpejt, korrekt dhe mbi të gjitha të bëhet një ambasador i lajmit të vërtet dhe kredibil.

Në shënimin e dy vjetorit të themelimit të Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress kanë marrë pjesë gazetarë, publicist, krijues, politikanë, përfaqësues nga diaspora e Kosova Lindore. Rajonipress u cilësua si një medium serioz, i përkushtuar dhe shumë profesional që ka arritur të informojë në çdo kohë për të gjitha zhvillimet në Anamoravë e më gjerë.

Agjencia e Lajmeve Rajonale Rajonipress ka mbushur dy vite të themelimit të punës dhe suksesit të saj që ka treguar gjatë kësaj kohe. Në mënyrë solemne këtë përvjetor rajonipress e ka shënuar së bashku me bashkëpunëtorët, gazetarët lokal e qendror, gazetarët nga diaspora, përfaqësues të jetës politike e institucionale etj.

“Dy vite kaluan shpejt dhe bashkë me këtë edhe rajonipress kaloj nëpër sfida e etapa të rëndësishme. Si agjenci e lajmeve ne jemi përpjekur që të jemi në shërbim të lexuesit tonë, jemi përpjekur që të bëjmë punën tonë në mënyrë shumë profesionale e të përgjegjshme. Rajonipress nuk është rastësisht gati portali më i cituar në nivel vendi. Këtë e kemi arritur me punë, përkushtim dhe mbi të gjitha e kemi arritur duke ofruar lajme, ngjarje, zhvillime e tema që dallojnë dhe janë larg prej të tjerëve” ka thënë Sabedini.

Sabedini ka shtuar se me përgjegjësi profesionale mund të them se rajonipress është krijuar ekskluzivisht për ta informuar shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht rajonin e Anamoravës. Rajonipress gjithashtu ka sjellur lajme të shpejta edhe nga Kosova Lindore duke përfshirë këtu Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Jemi i vetmi portal në Kosovë që rubrikë të veçantë e kemi diasporën dhe kjo na ka mundësuar që shumë mërgimtarë të komunikojnë më lehtë dhe më shpejt me vendlindjet e tyre. Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress kriter të parë ka pasur informimin e qytetarëve të Gjilanit, duke filluar nga jeta e rëndomtë, shtresat sociale, zhvillimet politike, opinionet e njerëzve me ndikim dhe dobiprurës për rajonin, intervista nga më të ndryshmet të njerëzve që kanë krijuar elemente pozitive për rajonin e Anamoravës” ka thënë pos tjerash Sabedini.

Sipas Sabedinit, Rajonipress ka sjellur dhe ofruar informacione për jetën e qytetarit të rëndomtë. Rajonipress ka goditur dhe do të godas të gjitha ngjyrat e krimit politik dhe ekonomik dhe ka qenë vrojtues i shkeljeve që bëhen nga institucionet publike, duke filluar nga pushteti lokal, gjykatat, policia, prokuroritë dhe kategoritë e tjera institucionale.

Lufta kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit, krimit të organizuar, ngacmimeve seksuale në vendet e punës, heshtja e dukurive negative, kanë qenë prioritet i veçantë i Rajonipress.

Rajonipress ka qenë syri dhe veshi i çdo gjëje që ka ndodhur në Anamoravë duke sjellur freskinë e lajmit të shpejt. Jo rastësisht na kanë quajtur si ambasador i lajmit për Anamoravë. Dhe mbi të gjitha më lejoni t`i falënderoj për bashkëpunim të gjithë lexuesit tanë kudo që ndodhen në diasporë, në trevat shqiptare. Falënderim të përzemërt të gjithë atyre bashkëpunëtorëve e gazetarëve nga tereni që na shkruajnë e na sugjerojnë për tema të ndryshme ka thënë Sabedini.

Fundamenti

Flamur Hyseni profesor universitar tha se përgjatë këtij viti, rajonipress u bë pikë referuese dhe interesimi për të marrë informatën për ngjarjet ditore politike dhe lajme tjera , u bë shprehi e përcjelljes së lajmit të shpejtë, u bë pikë referuese e pasqyrimit të punës dhe jetës politiko – sociale në Gjilan dhe rajonin e Anamoraves.

Hyseni tha se Rajonipress u dëshmua me ofrim të alternatives për të marrë lajmin nga zhvillimet politiko – sociale rajonale dhe shpeshherë edhe qendrore, prandaj me këtë u bë si pikë referuese e dëgjuesit dhe lexuesit të lajmit dhe tanimë ka krijuar përfundimisht alternativën për të marrë lajmin e shpejtë.

“Si Agjenci e lajmeve telegrafike, rajonipress e dëshmoi se mund të krijoi një performance mediale të pranueshme duke qenë aktual në lajme dhe përcjellje të ngjarjeve brenda 24 orëve pa u vjetërsuar lajmi” tha Hyseni.

Hyseni tha se rajonipress është akademi e gazetarisë për Anamoravë.

Edhe Fatmir Matoshi nënkryetar i Kamenicës dhe ish gazetar tha se rajonipress po dëshmohet se ka ditur të tejkalojë të gjitha vijat lokale duke qenë zë i fuqishëm dhe i pa kompromis ndaj çdo dukurie negative.

Ibrahim Ademi ish gazetar tha se rajonipress me kohë dhe me sukses ka ditur të marrë dhe të udhëheq primatin në Anamoravë.

Këtë përvjetor e kanë uruar e përgëzuar edhe Arben Mehmeti, Riad Rashiti, Nexhat Buzuku, Demir Krasniqi, e personalitete tjera të pranishme.

Ndërkohë rajonipressit i kanë arritur shumë urime e telegrame nga diaspora, e Kosova Lindore.

Këtë përvjetor e kanë uruar edhe AGPK, UGK, Arben Kurteshi kryetar i AKR- Internacional me seli në Zvicër, Nexhmedin Saqipi e Sevdail Hyseni nga Kosova Lindore, Bajram Kabashi nga diaspora (Norvegjia), Ismet Rashiti e Rrustem Geci nga Zvicra e Gjermania etj./rajonipress/