UBT

Rajoni s’qetësohet pa u zgjidhur çështja e Luginës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Preshevë – Shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderojnë se Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ka hapur rrugën kryeministrit Hashim Thaçi që ta hap temën e shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë. Në një intervistë për Radio Kosovën, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, tha se shqiptarët në Luginë e duan atë shkallë të të drejtave po aq sa e kanë edhe serbët në veri të Kosovës.

Pas nënshkrimit inicial të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill në Bruksel, për shqiptarët e Luginës së Preshevës u krijua një situatë krejtësisht tjetër. Kështu vlerëson kreu i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Mustafa tha se tani është koha e fundit kur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në takimet e radhës në Bruksel të kërkojë më shumë të drejta për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.

”Serbia e ka njohur Republikën e Kosovës edhe pse ajo në dokumente nuk e shkruan apo nuk përdor. Megjithatë i ka hapur një rrugë shumë të madhe Kryeministrit Hashim Thaçi që të ngulë këmbë për shqiptarët në Luginë të Preshevës për aq sa ngul këmbë Daqiç për serbët në veri por edhe në komuna tjera të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Mobi Casa

Ragmi Mustafa potencon se shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë drejtuar Qeverisë së Serbisë me kërkesa legjitime dhe institucionale, duke kërkuar që ata të mos diskriminohen. Në të kundërtën ai konsideron se në atë pjesë duhet të instalohet një forcë ndërkombëtare siç është KFOR-i në Kosovë.

“Është domosdoshmëri e kohës që të instalohen forcat ndërkombëtare në Luginë, përderisa nuk vetëdijesohet Serbia se këtu ka shqiptarë dhe këta duan lirinë e tyre plotë”, tha Mustafa.

Sipas Mustafës, reciprociteti i të drejtave që i gëzojnë serbët në Kosovë me shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të krijonte një normalizim të plotë të marrëdhënieve, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe vet shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.