UBT

Rahimaj: Vepra e tyre duhet të jetë frymëzim për punë të mira e dashuri ndaj vendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në 23 vjetorin e rënies së tyre, kujtuam edhe një herë sakrificën e tyre për një vend të lirë e sovran. Vepra e tyre duhet të jetë frymëzim për punë të mira e dashuri ndaj vendit. Sakrifica dhe qëllimi i dëshmorëve, është rruga nga ku duhet të ecim në ndërtim të shtetit të Kosovës ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Për më shumë se dy dekada ne frymojmë dhe jetojmë të lirë, e gjithë kjo falë veprës dhe jetës së shumë dëshmorëve gjithandej në Kosovë. Të gjithë ne u jemi mirënjohës përjetësisht heronjëve tanë.

UBT

Sot, në 23 vjetorin e rënies rikujtuam dhe nderuam veprën e dëshmorëve, Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati.

Në 23 vjetorin e rënies së tyre, kujtuam edhe një herë sakrificën e tyre për një vend të lirë e sovran. Vepra e tyre duhet të jetë frymëzim për punë të mira e dashuri ndaj vendit. Sakrifica dhe qëllimi i dëshmorëve, është rruga nga ku duhet të ecim në ndërtim të shtetit të Kosovës.

Institucionet dhe e gjithë shoqëria, jemi të obliguar për të përmbushur amanetin e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./rajonipress/