Rahimaj: Rriten të hyrat vetanake për 8.44%

Kamenicë – Të hyrat vetanake për vitin 2021 ishin 205,448.81€, kurse për periudhën e njëjtë të vitit 2022, të hyrat vetanake janë 240,690.99€, pra janë rritur për 4.5% ka shkruar Kadri Rahimaj.

Të hyrat vetanake indirekte për vitin 2021 kanë qenë 29,246€, kurse për periudhën e njëjtë të vitit 2022, të hyrat janë rritur për 36.17% ose 39,823,50€.

Komuna e Kamenicës, gjithashtu nga data 12 e këtij muaji ka filluar edhe shërbimin për qytetarët pa pauzë, duke përmirësuar kështu performancën, e rritur të hyrat të cilat janë dukshëm më të larta ka thënë Rahimaj./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS