Eko Higjiena

Rahimaj pret në takim përfaqësueset e Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësueset e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe Sytrime Dërvisholli.

Ata kanë diskutuar sa i përket mundësisë së bashkëpunimit në angazhimin e ekspertëve nëpërmjet programit Senior Expert Service, që do t’i ndihmojë bizneset lokale në fushën e brendimit të produkteve të tyre dhe eksportit.

Eco Higjiena

“Lamë të hapur mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën e turizmit si dhe përgatitjen e mbajtjen e trajnimeve për gra që duan të fillojnë biznese të reja” tha Rahimaj.

Ai ka shtuar gjithashtu se edhe për komunën është e rëndësishme, që të krijohen kushte sa më të mira për bizneset ekzistuese por edhe ato të reja, sidomos nëpërmjet bashkëpunimeve të tilla./rajonipress/