Mobi Casa

Rahimaj pret në takim përfaqësues të UNDP-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim z.Niels Vestergaard Knudsen me bashkëpunëtorë. Ata kanë diskutuar për objektivat e organizatës UNDP, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me Komunën e Kamenicës.

Rahimaj ka thënë se turizmi, ambienti dhe digjitalizimi i shërbimeve janë disa nga temat e trajtuara bashkërisht me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka.

UBT

“Përmes bashkëpunimeve me donatorë të jashtëm, Komuna e Kamenicës mund të përmbush vizionin e saj për një komunë të zhvilluar” tha Rahimaj./rajonipress/