Rahimaj pret në takim përfaqësues të shërbimit LMT në Kosovë

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur sot në takim komandantin e shërbimit të LMT-së në Kosovë, Skylar Zenisek, Rreshterin Lee Elliot, bashkë me ushtarë të tjerë që tani kanë nisur shërbimin e tyre në vendin tonë.
I pari i komunës ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës si dhe bashkëpunimin mes dy palëve.
“Kam pritur sot në takim Skylar Zenisek, komandant i shërbimit të LMT-së në Kosovë, Rreshterin Lee Elliot bashkë me ushtarë të tjerë që tani kanë nisur shërbimin e tyre në vendin tonë. I informova se çfarë po punohet momentalisht dhe i sigurova për bashkëpunim konstant me ta. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është parim edhe i yni si institucione, por bashkëpunimi me shërbimet e huaja mund ta ndihmojë dhe sofistikoje atë”, ka thënë Rahimaj./rajonipress/