Fundamenti

Rahimaj pret në takim përfaqësues nga ASK

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Kadri Rahimaj ka shprehur mbështetjen e plotë dhe ka ofruar ndihmën e nevojshme që në fillim, duke shtuar se si proces është i rëndësishëm për secilin nivel institucional.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Nënkryetarin Jakupi dhe Drejtorin e DUPH-së Berisha, kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës.

Uji Dea

Ata kanë kërkuar ndihmën e akterëve komunal për procesin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, proces ky që do të fillojë nga shtatori i këtij viti.

Rahimaj ka shprehur mbështetjen e plotë dhe ka ofruar ndihmën e nevojshme që në fillim, duke shtuar se si proces është i rëndësishëm për secilin nivel institucional./rajonipress/