Fundamenti

Rahimaj pret në takim kryetarët e Këshillave Lokale

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, kanë mbajtur një takim me Kryetarët e Këshillave Lokale. Në këtë takim është diskutuar për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023.

I pari i komunës, Kadri Rahimaj ka kërkuar nga Kryetarët e Këshillave Lokale që të mobilizojnë qytetarët që të jenë pjesë e këtyre dëgjimeve, dhe të paraqesin propozimet e tyre për fshatrat ku ata jetojnë.

Fidanishtja

Po ashtu edhe Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati së bashku me Drejtoreshën Ardita Dërmaku, kanë kërkuar që të ketë dakordim mes tyre dhe Kryetarëve të Këshillave Lokale, duke parë rëndësinë e Projekt-Buxhetit.

Ndër të tjera temë diskutimi ishte edhe takimi i rregullt i Kryetarëve të Këshillave Lokale me kryetarin Rahimaj, si dhe vendimi për legjitimitetin e tyre./rajonipress/