FITORJA

Rahimaj pret në takim drejtoreshën e IOM në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren e komunës Aleksandra Jovanovic dhe Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Ardita Dërmaku, kanë pritur sot në takim Anna Rostocka, Drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në Kosovë.

Në këtë takim të karakterit njohës, ata kanë diskutuar rreth Komunës së Kamenicës dhe punës së mirë që po bëhet në raport me angazhimin e të rinjëve dhe grave në institucione si dhe projekteve që po bëhen për të shtuar mundësitë për përgatitje për tregun e punës tek të rinjtë.

Rahimaj ka falënderuar Drejtoreshën Restocka për ndihëm e vazhdueshme që ka dhënë IOM për Komunën e Kamenicës e specifikisht për projektin infrastrukturor të realizuar në fshatin Berivojcë i cili ka qenë bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe IOM.

FITORJA

Ai gjithashtu ka shtuar se është përparësi për Komunën e Kamenicës si dhe ka falënderuar IOM në këtë rast, për faktin se Komuna e Kamenicës përfaqëson vlerat dhe është në objektivat e qëllimeve të punës së IOM.

Drejtoresha Restocka ka prezantuar edhe dy projektet me të cilat bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës do të vazhdojë. Janë shqyrtuar mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për realizimin e projekteve dhe programeve siç janë Community Stabilization Programme (CSP), Return and Reintegration in Kosovo Programme (RRK) and Peace Building Fund Project – Youth Empowerment Through Inclusive Schools and Societies (PBF/YESS).
Projektet në fjalë do të realizohen në bashkëpunim me shkollat e komunës sonë, duke pasur për qëllim realizimin e kurseve të gjuhës, kampeve rinore si dhe aktiviteteve të tjera që në epiqendër kanë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes komuniteteve.

Rahimaj ka dhënë tërë mbështetjen e nevojshme për projektet në fjalë si dhe ka thënë që Komuna e Kamenicës është e hapur edhe për projekte të tjera në vazhdim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.