Fundamenti

Rahimaj pret në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, diskutohet mundësia e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha kanë pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë Tunç Angili së bashku me Këshilltarin e tij Baris Goriça.

Ata kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Rahimaj ka prezantuar potencial zhvillimor të Komunës së Kamenicës, bashkëpunimet e deritanishme me organizata turke që veprojnë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin që vjen si rezultat i binjakëzimit me Komunën e Kemal Pashës.

FITORJA

Ai gjithashtu ka treguar se bashkëpunimi me këtë komunë do të vazhdojë në sektorin e arsimit, ku do të ketë mundësi të reja për nxënësit e Kamenicës për të ndjekur procesin mësimor në shkollat e kësaj komune.

Ambasadori Anglili është ambasadori i parë turk që viziton Komunën e Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.